Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Joseph Borell, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi u shpreh se BE-ja do të ofrojë ndërmjetësim dhe bashkëpunim për Kosovën.
Ai tha se BE i përgjigjet besimit të Kosovës në të dhe përfshirja e Kosovës në BE është interes edhe i kësaj të fundit, shkruan Gazeta Sinjali.
“Jam shumë i kënaqur që jam në Kosovë. Jam këtu që të ju ofrojmë ndërmjetësimin tonë dhe t’ju përgjijgemi besimit tuaj e të mundohemi ta vazhdojmë bashkëpunimin. Për mua BE nuk është e kompletuar pa Ballkanin Perëndimor. Po e shoh vuajtjen që e keni pasur dhe dëshirojmë të ju sigurojmë stabilitet dhe siguri për secilin. Nuk po e bëjmë këtë vetëm për shkak të publikut, por sepse po e mendojmë dhe është në interesin tonë gjithashtu. Liria e secilit shtet është prioritet i yni dhe nuk mund t’ia lejojmë vetes që ta kemi Ballkanin e ndarë dhe t’i ndalojmë vuajtjet që kanë ndodhur nëpër bote. Unë vij nga një shtet ku akoma ka njerëz të pagjetur dhe kjo përvojë e pakëndshme mund të jetë ndihmesë për ne”, tha Borell.
Nënkryetari i Komisionit Evropian theksoi se BE nuk ndërhyn në çështjen e formimit të qeverisë së Kosovës.
“Nuk duhet të lejojmë që të ketë intervenime të çfarëdollojshmë. Kosovarët janë njerëz të lirë të vendosin për fatin e vet dhe është çështje e tyre që të formojnë qeveri dhe jo të bisedojnë me ne për qeverinë e tyre. Ëshë çështje e kosovarëve ta vendosin fatin e vet dhe çfarë do të ndodhë me këtë vend.. Atë që dëshirojmë ta shohim është që ta formoni qeverinë sa më shpejt që është e mundur dhe jam shumë i lumtur që presidenti më tha se kjo do të ndodhë shumë shpejt”, u shpreh Borell.
PAs këtij takimi, Borell do t’i takojë përfaqësuesit e partive politike në Kosovë. Ndërkaq Partie Demokratike e Kosovës ka vendosur ta bojkotojë takimin me Borellin. Sipas tyre, ky takim është i pakuptimtë në kushtet e mosekzistencës së qeverisë dhe institucioneve të reja. /Gazeta Sinjali/