image Borrell kërkon zbatimin e tërësishëm të të gjitha marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Borrell kërkon zbatimin e tërësishëm të të gjitha marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë

news image

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, dje është takuar me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të BE-së ku ndër të tjera kanë diskutuar edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Borell pas këtij takimi tha se synimet e tij që të thërras një takim të nivelit të lartë në mes të Kosovës dhe Serbisë përpara fundvitit.

 “Shpresojmë që të kemi një takim tjetër të nivelit të lartë në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit përpara fundit të vitit. Të paktën, ky është propozimi dhe ftesa ime për të dy liderët”, ka thënë Borrell në një konferencë për media.

Borrell ka kërkuar nga palët dialoguese që të përmbushin të gjitha marrëveshjet paraprake për të cilat janë pajtuar, e një ndër to është edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Për dialogun Beograd-Prishtinë, ne presim që Kosova dhe Serbia të respektojnë dhe zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e mëparshme dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për të bërë përparim të shpejtë në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të tyre”, ka thënë ndër të tjera Borrell. /GazetaSinjali/