image Borë në këto pjesë të Shqipërisë

Rajon

Rajoni/ Borë në këto pjesë të Shqipërisë

news image

Paraditja e të shtunës do të vijojë të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, por sipas Meteoalb nga mesdita dhe në vijim priten vranësira të herë pas hershme në të gjithë Shqipërinë duke sjellë reshje të pakta dëbore në zonat Veriore dhe Verilindore.

Temperaturat e ajrit vijojnë të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -3°C deri në 14°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë por mesatare në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim deri 3 ballë./Gazeta Sinjali/