Romelu Lukaku po dëshiron rikthimin te Interi.
Belgu i cili vetëm një sezon pasi kompletoi transferimin e tij te Chelsea për 115 milionë euro, po dëshiron largimin nga skuadra.
Raportet e fundit nga Sky Italia theksojnë se bordi i Interit do të takohet në orët në vijim me avokatin e Romelu Lukakut.
Sipas Sky, sulmuesi belg ëndërron të kthehet në Inter, por asgjë nuk është diskutuar ende me Chelsean për formulën, pagën dhe detajet e tjera.
Sipas raportimeve, Lukaku është gati të marrë një ulje rroge prej 50% për t’u rikthyer në ish-klubin e tij. Megjithatë, çështjet financiare të Interit e bëjnë të pamundur për Nerazzurrët që të ri-nënshkruan sulmuesin një vit pas transferimit të tij prej 113 milionë euro te Chelsea, kështu që ata mund ta mirëpresin atë vetëm në huazim dhe kjo është pjesa e ndërlikuar e marrëveshjes.
Interi duhet të bindë gjigantët e Premierligës që ta huazojnë lojtarin për një sezon dhe nxitojnë ta bëjnë këtë sepse mund të përfitojnë nga “dekreti i rritjes” vetëm deri në fund të vitit financiar në qershor.