image Bolton: Kosova ka të drejtë të mos pranojë ndryshime territoriale, por atëherë nuk ka progres në dialog

Politikë

Bolton: Kosova ka të drejtë të mos pranojë ndryshime territoriale, por atëherë nuk ka progres në dialog

news image

Diplomati amerikan dhe ish këshilltari i sigurimit Kombëtar të Donald Trump, John Bolton, ka thënë se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është i interesuar për marrëveshjen e Washingtonit, atëherë kjo marrëveshje ka vdekur.

“Qeveria e Kosovës ka të gjithë të drejtën të thotë se nuk dëshiron të diskutojë për korrigjimin e territorit, por mendoj se atëherë praktikisht do të thotë se nuk do të ketë progres në negociata”, tha ai në një intervistë për Kosovo Online, përcjell Gazeta Sinjali.

Bolton gjithashtu tha se nuk e din se cili është qëndrimi i administratës së Biden ndaj Ballkanit.

Diplomati amerikan tregon se e rëndësishme është se çfarë qëndrimi do të mbajë administrata e Biden ndaj Ballkanit, në lidhje me atë të Trump, por ai vlerëson se Washingtoni aktualisht po merret më shumë me çështjet e brendshme sesa me politikën e jashtme./Gazeta Sinjali/