Donjeta Sadiku e ka nisur në mënyrën më të mirë garimin në Lojërat Evropiane Krakow 2023.
Boksierja kosovare shënoi fitore ndaj Shona Whitwell të Britanisë së Madhe, me vendim unanim të gjyqtarëve.
Sadiku, kategoria -60 kg, dominoi në të tria raundet, për çka u vlerësua edhe nga gjyqtarët.
Donjeta u kualifikua në 1/16 e finales, për çka i duhen edhe dy fitore për të siguruar medaljen dhe normën olimpike Paris 2024.
Pas rreth gjysmë ore, garon Shpejtim Bajoku në kategorinë 63.5 kg.