image Boiken Abazi i reagon Kushtetueses: Po e eleminoni vullnetin e popullit

Politikë

Boiken Abazi i reagon Kushtetueses: Po e eleminoni vullnetin e popullit

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi.

Abazi, ka thënë se Gjykata Kushtetuese jo vetëm që e ka rikshkruar Kushtetutën, por edhe e ka eliminuar vullnetin e popullit, shkruan Gazeta Sinjali.

 “Gjykata e kapur Kushtetuese në Kosovë jo vetëm e ka rishkruar Kushtetutën, por edhe e ka eliminuar vullnetin e popullit me këtë vendim”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Më tej, Abazi shton se në letër mund të tentohet të zhduket vullneti i popullit, por sipas tij, nuk mund t’ia ndalësh një populli të duket.

https://www.facebook.com/boiken.abazi/posts/10157739048147961

Ndryshe, mbrëmë Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur aktgjykimin në lidhje me çështjen e dekretit të presidentit për mandatarin.

Me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese ka vendosur se vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re. Ky aktgjykim është arsyetuar në detaje në 36 pika./GazetaSinjali/