Kuvendi i Kosovës po mban seancën plenare, ku po diskutohet për gjendjen ekonomike të krijuar nga pandemia e Covid-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Mirëpo përgjatë kësaj, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka kërkuar nga deputetët që të vendosin maskat për mbrojtjen nga virusi.
“Lus të gjithë të pranishmit që janë në sallë të vendosin maskat. Është e obligueshme”, ka thënë ajo.
Më tej, Bogujevci ka potencuar se pjesa më e madhe e deputetëve të pranishëm në sallë nuk kanë maska të vendosura./Gazeta Sinjali/