image Bodo/Glimt e befason sërish Romën në Olimpico

Futboll

Bodo/Glimt e befason sërish Romën në Olimpico

news image

Bodo/Glimt sërish e ka befasuar Romën e Mourinhos, duke i treguar se faji s’ka qenë te futbollistët në sfidën e parë.

Roma duhej të luftonte dy herë për një barazim 2-2 kundër Bodo/Glimt në Stadio Olimpico, me Stephan El Shaarawy dhe Roger Ibanez, ku po ashtu i’u mohuan edhe dy penallti të pastra.

Sfida që u zhvillua në Olimpico dhuroi emocione dhe spektakël për të gjithë tifozët në stadium, ku pati shumë aksione dhe lojë të bukur për 90 minuta, e cila u mbyll me katër gola të shënuara, raporton Sinjali.

Mysafirët e nisën lojën më mirë duke shënuar të parët në minutën e 45’, me anë të Ola Solbakken, duke e heshtur tërë stadiumin.

Nuk mungoi edhe goli i vendasve të cilët shënuan gol në pjesën e dytë, duke i barazuar shifrat me anë të Stephan El Shaarawy.

Pas disa minutash, mysafirët sërish rikthyen epërsinë duke shënuar me anë të Erik Bothem në minutën e 65’.

Gjatë minutave të mbetura, Roma e kërkoi me ngulm golin e barazimit duke i’a arritur qëllimit në minutën e 84’ ku golashënues ishte Ibanez.

Barazimi i sotëm kundër Bodo/Glimt e lë Romën në pozitën e dytë në Grupin C me shtatë pikë, një më pak se ekipi norvegjez./Gazeta Sinjali Sporti/