image Bloomberg: Iranianët qëllimisht i kishin gjuajtur raketat në dunat me rërë rreth bazës

Botë

Siguri/ Bloomberg: Iranianët qëllimisht i kishin gjuajtur raketat në dunat me rërë rreth bazës

news image

Irani siç duket se nuk ka dashur të ketë viktima në mesin e ushtarëve amerikanë.

Kur lansoi raketat mbi bazat ushtarake në Irak si kundërpërgjigje për vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani, duke bërë kështu që raketat të godasin dunat me rërë përreth bazës Ajn al-Assad, shkruan Bloomberg.

Duke u thirrur në zyrtarë e paemëruar amerikanë, Bloomberg shkruan se raketat goditën dunat me rërë përreth bazë, duke lënë të kuptohet se iranianët nuk kishin për cak pjesët e brendshme të bazës.

Që të tri bazat që gjatë natës së kaluar u goditën nga Irani kanë qenë në gjendje alarmi, kurse pas sulmit autoritetet irakiane kanë bërë të ditur se iranianët para se të fillonin sulmin i kishin paralajmëruar. /Gazeta Sinjali/