Rrugët e kryeqytetit shpeshherë janë të bllokuara nga parkimi i veturave vend e pa vend, duke vështirësuar qarkullimin normal në rrugë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu po ndodh edhe sot në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë, rrugë kjo që është bllokuar nga veturat, e që frekuentohet mjaft shumë, pasi të dërgon në sheshet kryesore të Prishtinës.
Por siç duket në pamjet e dërguara nga një sinjalizues në adresë të Gazetës Sinjali, këto shkelje në trafik i kanë “ikur syrit” të Policisë.
Bllokimi po vazhdon, qarkullimi vështirësohet e Policia askund.