image Bllokohet aeroplani i Turkish Airlines në Aeroportin e Prishtinës, "gëlltiti" kapelën e punëtorit

Sinjalizime

Bllokohet aeroplani i Turkish Airlines në Aeroportin e Prishtinës, “gëlltiti” kapelën e punëtorit

news image

Kapela e një punëtori të ngarkim-shkarkimit në Aeroportin e Prishtinës bllokoi një aeroplan të Turkish Airlines që po planifikonte të nisej sot për në Stamboll, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali aeroplani ka thithur kapelën e punëtorit, ndonëse mbajtja e saj është e ndaluar.

Këto burime bëjnë të ditur se punëtori për t’u mbrojtur nga i nxehti, ka hyrë nën hijen e aeroplanit, fuqia e të cilit ia gëlltiti kapelën.

Aeroplani me pasagjerë ka mbetur në pistë tash e më shumë se një orë për shkak të bllokimit nga kjo kapelë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia dhe ekipi i emergjencës.

Se aeroplani i kësaj linje ka pasur vonesa për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Zyra për Informim e Aeroportit të Prishtinës, por nuk kjo zyre nuk kanë dhënë detaje për arsyen e kësaj vonese.

“Po, konfirmojmë se Turkish Airlines ka pasur vonesë. Për detaje rreth vonesës, ju lutem të kontaktoni me kompaninë ajrore Turkish Airlines”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyre./Gazeta Sinjali/