Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken është deklaruar pasi ShBA vendosi sanksione ndaj 7 personave nga Ballkani. Ai tha se SHBA-të dhe partnerët e saj do të mbajnë përgjegjës të gjithë ata që kërcënojnë stabilitetin, përparimin dhe integrimin evropian të rajonit të Ballkanit.
“Sot, Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Thesarit ndërmorën veprime për të shënjestruar aktorë në Ballkanin Perëndimor për aktivitete destabilizuese dhe korruptive. SHBA dhe partnerët si Britania e Madhe po mbajnë përgjegjës ata që kërcënojnë stabilitetin, përparimin dhe integrimin evropian të rajonit”, thotë Blinken në një postim në Twitter.