Këtë të shtunë, në orën 16:00 do të mbahet protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë. Rreth 1 mijë efektivë policie janë në gjendje gatishmërie, ndërsa disa akse rrugore janë të mbyllura që prej orës 15:00.
Policia me maska kundra gaz u panë në rrugë pak orë para fillimit të protestës. Tashmë ata kanë rrethuar Kryeministrinë.
Godina është blinduar dhe shtyllat e ndriçimit afër zonës ku do të mbahet protesta janë lyer me graso.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme. Ai ka mbërritur në selinë e PD-së rreth orës 14:00 të së shtunës, pak para fillimit të protestës së 12 nëntorit.