image Bleona Qereti pjesë e filmit horror “Dead Trigger”

Film

Film/ Bleona Qereti pjesë e filmit horror “Dead Trigger”

news image

Këngëtarja tanimë edhe aktorja shumë e përfolur shqiptare, Bleona Qereti, do të luajë në filmin “Dead Trigger”, i zhanrit horror.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes rrjetit social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.

Kur e kam xhiruar këtë film kam shpresuar se do të ma hiqte friken që kam kur shikoj filma horror….jo!!! Jam ende e frikësuar edhe pse mirë e di se si bëhen”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos së publikuar, në të cilën shfaqen sekuenca nga filmi.

Ende nuk është bërë e ditur se kur do ta ketë premierën filmi dhe mbetet të shihet ditëve në vazhdim nëse do të ketë diçka zyrtare.

Ndryshe, “Haters” është projekti i fundit muzikor i Bleonës. Kënga është publikuar vetëm në versionin audio më 27 shtator./Gazeta Sinjali/