image Bledar Hajdini rikthehet më i fortë se kurrë

Futboll

Bledar Hajdini rikthehet më i fortë se kurrë

news image

Dikur kampion me Trepçën 89, Bledar Hajdini ishte ndër portierët më të mirë në Kosovë dhe ftohej rregullisht nga Përfaqësuesja ‘A’ e Kosovës, por lëndimet e rënda i jepen një kahje tjetër karrierës së tij.

Ai u detyrua të operohej për shkak të një lëndimi në gju që e mbajti jashtë fushave për një kohë të gjatë, por Bledari është rikthyer në stërvitje, më i fortë se kurrë, shkruan Sinjali Sportiv.

Në një intervistë eksluzive për Sinjalin Sportiv, ai rrëfeu shumë gjëra për të kaluarën dhe të ardhmen e tij si portier.

Ai fillimisht tregoi për gjendjen e tij fizike aktuale dhe tha se: Për momentin jam duke stërvitur individualisht, dhe jam në formë të mirë fizike, ndërsa deri para pak javësh kam stërvitur me ekipin finlandez “TPV” .

Ndërsa, i pyetur për ofertat e dërguara në drejtim të tij ai u përgjigj: Për të thënë të drejtën kam pasur disa oferta, ndërsa oferta e fundit ka qenë pikërisht nga ekipi finlandez “TPV’ klub ku isha duke stërvitur, për të qenë në formë të mirë fizike.

Hajdini gjithashtu nuk e lë të mbyllur,mundësinë për tu rikthyer në Superligën e Kosovës dhe tha se nëse vie ndonjë ofertë serioze nga Kosova, ndoshta do të rikthehej aty.

Ndërsa, ai është optimist se do të rikthehet edhe në ekipin përfaqësues të Kosovës nëse transferohet në ndonjë ekip serioz.

Për fund, ai i përmendi edhe kolegët e tij portierë që sipas tij janë duke bërë diferencën në Kosovë.

“Në Kosovë diferencën në aspektin individual po e bëjnë portierët si: Faton Maloku, Enea Koliçi dhe Arion Ymeri, ndërsa favorit për titullin kampion në nivel ekipi, ai e sheh Dritën dhe Ballkanin, të cilat sipas tij po luajnë futboll të bukur dhe të fortë”.

Bledar Hajdni, përveç Trepçës 89, ka luajtur edhe tek Ballkani dhe Llapi.

/Sinjali Sportiv/