image Reali publikon listën e të ftuarve për sfidën ndaj PSG-së, rikthehet Benzema

Futboll

Reali publikon listën e të ftuarve për sfidën ndaj PSG-së, rikthehet Benzema

news image

Real Madrid ka publikuar listën me futbollistët që do të udhëtojë drejt Parisit, shkruan Sinjali Sport.

Mbretërit do të përballen me PSG-në në kuadër të 1/8-ës në Ligën e Kampionëve këtë mesjavë.

Dueli i dy gjigantëve evropian do të zhvillohet në “Parkun e Princave” në Paris, ku luhet ndeshja e parë.

Los Blancos për këtë takim do t’ i kenë në dispozicion të gjithë futbollistët, përkundër që deri në momentet e fundit nuk i dihej se a do jenë të gatshëm Karim Benzema dhe Ferland Mendy.

Dyshja franceze duket se është rikuperuar me kohë dhe pritet të startojnë kundër PSG-së.

Ja lista e të ftuarve nga Carlo Ancelotti për sfidën ndaj yjeve të Parisit:  

/Gazeta Sinjali Sporti/