image Superliga e Kosovës rikthehet sot me sezonin pranveror, ja ndeshjet interesante që do të zhvillohen

Futboll

Superliga e Kosovës rikthehet sot me sezonin pranveror, ja ndeshjet interesante që do të zhvillohen

news image

Sezoni pranveror në Superligën e Kosovës në futboll fillon sot.

Lideri i Superligës, Gjilani, sezonin pranveror do ta nisë ndaj Drenicës, ndeshje e cila do të luhet në Skenderaj nga ora 13:00.

Pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante në “Bajram Aliu”, me dy skuadrat që kërkojnë fitoren e madhe.

Një tjetër takim interesant pritet të jetë edhe ai mes Ballkanit dhe Dukagjinit. Skuadra nga Suhareka tashmë sezonin pranveror do ta fillojë me një trajner të ri, me Ilir Dajën që synon titullin kampion.

Në anën tjetër, skuadra nga Klina tashmë ka bërë po ashtu disa përforcime dhe tregoi paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e Kupës ndaj Gjilanit.

Drita do të zbresë po ashtu sot në fushë, ku do të përballet me skuadrën që po kalon në një krizë financiare, atë të Feronikelit.

Të gjitha ndeshjet luhen në ora 13:00.  /Gazeta Sinjali Sporti/