Xhiro e 28-të e BKT Superligës së Kosovës në Futboll ka përfunduar sot me tri ndeshje mjaft interesante, shkruan Sinjali Sport.
Prishtina ka fituar dramën ndaj Malishevës, duke fituar me rezultat 3-2 ndaj Malishevës.
Epërsinë e hapën mysafirët duke realizuar përmes Mërgim Pefqelit në minutën e 45-të.
Kryeqytetasit reaguan duke realizuar dy herë, përmes Gauthier Mankenda (59′) e Leotrim Kryeziut (69′), përpara se mysafirët të realizonin sërish për ta barazuar rezultatin 2-2 me anë të Dren Kryeziut në minutën e 76-të.
Teksa po mendohej se ndeshja do të përfundonte me rezultat të barabartë, në skenë doli Otto John i cili realizoi në minutën e 89-të për rezultatin 3-2 që dhe ishte epilogu final i ndeshjes.
Në sfidën tjetër, Drita siç edhe pritej, ka fituar me lehtësi ndaj Feronikelit si mysafir, duke fituar me rezultat të thellë 5-0.
Plot katër gola ishin të realizuara në pjesën e parë nga klubi gjilanas, për ta shtuar edhe një tjetër në pjesën e dytë.
Ndërkohë Llapi është rikthyer tek fitoret, duke e mposhtur Ulpianën si mysafir me rezultat 2-0.
Golat nga Dardan Jashari (36′) dhe Festim Alidema (77′) i dhanë fitoren skuadrës së Tahir Batatinës.