image Albert Bunjaki pritet ta marrë drejtimin e klubit të Superligës

Futboll

Sport/ Albert Bunjaki pritet ta marrë drejtimin e klubit të Superligës

news image

Klubi futbollistik Feronikeli sot e ka shkarkuar trajnerin Dejan Vukicevic, pas rezultateve jo të mira në këtë start të kampionatit.

Vukicevic për 12 xhiro sa ishte pjesë e Feroniklit, kishte arritur t’i tubojë 19 pikë duke mbetur në vendin e gjashtë.

Mësohet se trajner i ri i këtij klubi do të jetë Albert Bunjaki, i cili më parë ka qenë përzgjedhës i Kosovës.

Bunjaki një emër i njohur për futbollin kosovar me përvojë edhe në futbollin ndërkombëtar, pritet që të zyrtarizohet në ditët në vijim./Gazeta Sinjali/