image Agim Sopi zgjedhet trajneri i ri i Feronikelit

Futboll

Sport/ Agim Sopi zgjedhet trajneri i ri i Feronikelit

news image

Skuadra e Feronikelit e ka prezantuar si trajner të ri të skuadrës Agim Sopin.

50-vjeçari më parë ka qenë ndihmës trajner te Kombëtarja e Maqedonisë U21.

Ndërkohë, ai karrierën më të gjatë e ka kaluar në Suedi, te skuadrat si: Landskrona, Prespa Birlik e Rosengard.

Kujtojmë që Feronikeli ditë më parë shkarkoi nga detyra trajnerin Vukicevic, për shkak të rezultateve të dobëta në 12 javët e para në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Feronikelit renditet në pozitën e gjashtë me gjithsej 19 pikë./Gazeta Sinjali/