image KF Feronikeli shkarkon trajnerin Dejan Vukicevic

Futboll

Sport/ KF Feronikeli shkarkon trajnerin Dejan Vukicevic

news image

Klubi futbollistik Feronikeli ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Dejan Vukicevic.

Klubi ka bërë të ditur se pas një bisede të trajnerit dhe presidentit të klubit Naser Ramaj, që të dy janë dakorduar që të ndërpritet bashkëpunimi, që do të thotë se Vukicevic nuk do të jetë më trajner i FC Feronikelit.

“Është e dukshme që klubi po kalon në një fazë jo të mirë dhe se ndryshimet ishin të nevojshme, prandaj edhe erdhi deri te kjo ndërprerje e bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.

FC Feronikeli ka bërë të ditur se do të njoftojë me kohë për pasuesin e trajnerit malazias./Gazeta Sinjali/