image KF Feronikeli: Agim Sopi do të qëndrojë tek ne të paktën edhe për dy vjet të tjera

Futboll

Sport/ KF Feronikeli: Agim Sopi do të qëndrojë tek ne të paktën edhe për dy vjet të tjera

news image

Klubi futbollistik i KF Feronikelit, e ka konfirmuar se trajneri Agim Sopi do të qëndrojë në klub përkundrazi ofertave nga Suedia.

Këshilltari i klubit Albert Bunjaku, ka thënë se Sopi është shumë i përkushtuar dhe i lumtur me projektin që ka te Feronikeli.

Sipas Bunjakut, skuadra e Feronikelit nuk ka arsye të shkëpus bashkëpunimin me një trajner si Sopi.

Interesimi për trajnerin, Agim Sopi, ka qenë edhe më herët nga klubet elite të Suedisë, tani së fundmi po flasim për Mjallby. Klubi i FC Feronikelit është shumë krenar që ka në radhët e veta një trajner me eksperiencë në Kampionatin Evropian me Maqedoninë U21 dhe në elitën e Suedisë gjithashtu”.

Më tutje, Bunjaku ka treguar se Agim Sopi do të jetë të paktën edhe dy vjet të tjera pjesë e klubit./Gazeta Sinjali/