image Biznesmeni i dënuar me burgim, fiton tender gjysmë milionësh në Prishtinë

Sociale

Biznesmeni i dënuar me burgim, fiton tender gjysmë milionësh në Prishtinë

news image

Rrjeti i OJQ-ve AVONET përmes një komunikate për media ka njoftuar se pas hulumtimit të aktivitetit të prokurimit për ndërtimin e rrugës “Nekibe Klemendi” në Prishtinë, ka gjetur se kompania “GËRLICA – COMPANY”sh.p.k, me pronar Mifail Vogliqi, ka mashtruar Komunën e Prishtinës duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme tenderin me çmim prej 526.736,83 euro.

Sipas njoftimit të AVONET, kompania “Gërlica” me pronar Mifail Vogliqi ka përfituar kundërligjshëm tenderin në komunën e Prishtinës, pasi nuk kanë treguar se janë shpallur fajtor nga Gjykata në Gjilan për mashtrim në procedurat e prokurimit publik.

“Sipas AVONET-it, OE “GËRLICA – COMPANY” sh.p.k ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme tenderin me çmim prej 526.736,83 euro duke mos prezantuar AKTGJYKIMIN e GJYKATAËS THEMELORE NË GJILAN – ku është shpallur fajtor pronari i OE “GËRLICA – COMPANY” sh.p.k z. Mifail Vogliqi: në cilësi të pronarit të operatorit ekonomik “ Gërlica Company” – SHPK me seli në fshatin Babush, të Komunës së Ferizajt, me vetëdije të plotë ka shkelur rregullat e Ligjit për Prokurim Publik, me qëllim të mashtrimit në procedurat e prokurimit publik dhe ndikimit tek autoriteti kontraktues, në atë mënyrë që ka paraqitur dokumentacion të rremë, e që me këto veprime ka kryer veprën penale keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, thuhet në komunikatë.

Tutje në reagim thuhet se kontrata mes operatorit ekonomik “GËRLICA – COMPANY” sh.p.k. dhe Komunës së Prishtinës është nënshkruar nga përfaqësuesi i autorizuar i këtij operatori, Albion Vogliqi.

“Po ashtu, Albion Vogliqi si autorizues i OE “GËRLICA – COMPANY” sh.p.k, ka bërë shkelje duke nënshkruar deklaratën nën betim që është e sanksionuar me ligjin me nr. 06/L-074, Kodit Penal të Republikës së Kosovës, neni 415, keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik dhe me nenin 383, deklarimi i rremë nën betim”, thuhet tutje në reagimin e AVONET.

AVONET thekson se OE “GËRLICA – COMPANY” sh.p.k  ka kryer vepër penale duke keqpërdorur, mashtruar dhe vënë në lajthitje Komunën e Prishtinës.

“AVONET ka inicuar kërkesë për hetim ndaj OE “GËRLICA – COMPANY” sh.p.k, dhe përfaqësuesit të tij dhe ka kërkuar Prokuroria e Shtetit dhe nga Komuna e Prishtinës që të merren masat e duhura në harmoni me ligjet e Repubikës së Kosovës”, përfundon komunikata e tyre.

Postimi i plotë:

/GazetaSinjali/