image Bislimi nuk shqetësohet: Kanë ikur mjekët gjithmonë nga Kosova edhe ata në Gjermani ikin dikah

Politikë

Bislimi nuk shqetësohet: Kanë ikur mjekët gjithmonë nga Kosova edhe ata në Gjermani ikin dikah

news image

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi gjatë raportimit në Komisionin për Integrim Evropiane ka folur edhe për çështjen e largimit të mjekëve nga Kosova, duke thënë se nuk është faji vetëm te rrogat.

Sipas tij, një gjë e tillë ndodh edhe në Gjermani, derisa shtoi se mobiliteti është vlerë e Bashkimit Evropian.

“Kanë ikur mjekët gjithmonë në Kosovë dhe do të ikin gjithmonë, por a e dini pse shkojnë mjekët në Gjermani, jo pse është rritur popullsia e Gjermanisë, po se mjekët gjermanë ikin prej Gjermanisë. Do të thotë edhe prej Gjermanisë ikin mjekët dhe shtrohet nevoja që me ardhë mjekë nga Ukrainës, Kosovës, Italisë. Mobiliteti është vlerë e BE-së. Politikat kryesore të OECD -së dhe Bashkimit Europian janë për të rritur mobilitetin e fuqisë punëtore. Projektligji i ri s’do ta bëjë pagën e mjekëve 6000 euro që me thënë tash se s’ke nevojë të shkosh”.

Ai u pyet nga deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, se a do t’u rritet paga mjekëve dhe t’u bëhet më “e dinjitetshme”.

Bislimi u përgjigj, duke thënë se “nëse ideja e projektligjit është që të bëjmë paga të dinjitetshme, a po konkludojmë se ato janë të padinjitetshme?”.

/GazetaSinjali/