image Bilanci i vdekjeve po rëndohet në Britani, për 24 orë vdesin 778 persona

Shëndetësi

Covid-19/ Bilanci i vdekjeve po rëndohet në Britani, për 24 orë vdesin 778 persona

news image

Bilanci i viktimave nga koronavirusi ne Britani po vazhdon të rëndohet.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 778 viktima, ku në total, 12,107 persona e kanë humbur këtë betejë me pandeminë.

Shërbimi Spitalor Kombëtar njoftoi se 744 viktima u regjistruan në Angli, ndërsa 34 të tjerë në Uells, Skoci dhe Irlandën e Veriut.

Por, mungesa e regjistrimit të viktimave në kohë, i bën raportimet ditore jo 100 për qind të sakta.

Ekspertët britanik shprehen se janë duke punuar me kujdes që t’i identifikojnë sa më saktë këto shifra.

Gjatë 24 orëve janë regjistruar 5,252 raste të reja të infektuar me COVID-19 me një total prej 93,873 personash.

Në një raport të publikuar nga Zyra e Përgjegjësisë Buxhetore në Britani tregon se mund të tkurret një e treta e ekonomisë së vendit.

 Nëse kjo pandemi dhe masat izoluese të ndërmarra nga qeveria do të vazhdojnë edhe për 2 muaj, 10 për qind e forcës punëtore (2 milionë persona) do të mbeten të papunë./Gazeta Sinjali/