Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 302 raste të reja me COVID-19, nga gjithsej 1 mijë e 329 mostra të testuara, transmeton Gazeta Sinjali.
Gjatë kësaj periudhe kohore, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me koronavirus katër persona: një 77 vjeçar dhe një 80 vjeçare nga Tirana, një 80 vjeçar nga Fieri si dhe një 82 vjeçar nga Durrësi.
Janë shëruar 82 qytetarë, duke e çuar në 10 mijë e 548 numrin e të shëruarve në vend, që prej fillimit të epidemisë.
Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 264 pacientë, 11 janë në terapi intensive, nga të cilët pesë pacientë janë të intubuar. /Gazeta Sinjali/