image Bilanci i fundit për koronavirus në të gjitha komunat e Kosovës

Shëndetësi

Bilanci i fundit për koronavirus në të gjitha komunat e Kosovës

news image

Sonte në Kosovë janë konfirmuar edhe 52 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 2 mijë e 268 numrin e rasteve të regjistruara deri tani në vend, shkruan Gazeta Sinjali.

Komuna e Prishtinës prin listën e komunave më të prekura, me gjithsej 423 raste pozitive, pasuar nga Komuna e Vushtrrisë me 311 sosh dhe Komuna e Prizrenit me 242 raste.

Nga të gjitha rastet e konfirmuara deri sonte, 1 mijë e 108 janë shëruar, deri 38 të tjerë kanë vdekur. Kështu, numri i rasteve aktive është 1 mijë e 122.

Më poshtë gjeni tabelën me numrin e rasteve pozitive dhe numrin e të vdekurve për secilën komunë të Kosovës./Gazeta Sinjali/