Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 116 persona nga 835 teste të kryera.
Ndërkohë, kanë ndërruar jetë edhe 5 persona të prekur me koronavirus.
Po ashtu, 150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5,732 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë. /Gazeta Sinjali/