image Bilanci i COVID-19 në Kosovë: Mbi 13 mijë persona janë shëruar

Kosovë

Bilanci i COVID-19 në Kosovë: Mbi 13 mijë persona janë shëruar

news image

Numri total i rasteve pozitive është 15.574 raste nga 67.294 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes, bënë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.492 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.457.

Ndryshe, mikrobiologu Lul Raka një ditë më parë ka thënë se ulja e rasteve me COVID-19, nuk guxon të përdoret nga qytetarët si lirim
Ai ka bërë me dije që nga fillimi i muajit të ardhshëm do të ketë staf të ri shëndetësor që do të kyçen në luftën me pandeminë. /Gazeta Sinjali /