Ministra e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 856 teste, nga të cilat 122 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit gjashtë qytetarë e kanë humbur jetën në betejën me virusin.
Aktualisht, 117 persona janë duke u trajtuar në spitale, nga të cilët 22 janë në terapi intensive, ndërsa 8 janë në intubim. /Gazeta Sinjali/