image BIK-u nënshkruan marrëveshje për pranimin e 25 tonë hurmave nga Arabia Saudite

Sociale

BIK-u nënshkruan marrëveshje për pranimin e 25 tonë hurmave nga Arabia Saudite

news image

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Feisal Ghasi Ismail.

Në këtë takim, Tërnava nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi për pranimin e 25 tonë hurmave nga Arabia Saudite nëpërmjet ambasadës në Tiranë.

Gjatë kësaj vizite, ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë dhe Myftiu i Kosovës biseduan për raportet e shkëlqyera si dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Së fundi shumë besimtarë myslimanë nga Kosova janë nisur për në Meke, për ta kryer haxhin atje, ndërsa grupi i dytë do të niset nesër për shkak të defektit në aeroplanin i cili ishte planifikuar të niset dje drejt lindjes.

/GazetaSinjali/