image Aeroplani me defekt, shtyhet për nesër fluturimi i besimtarëve nga Kosova për në Haxh

Sociale

Aeroplani me defekt, shtyhet për nesër fluturimi i besimtarëve nga Kosova për në Haxh

news image

Është shtyrë për nesër fluturimi i grupit të dytë të besimtarëve për në Haxh.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”

Fluturimi pritet të realizohet nesër në orën 05:15 të mëngjesit.

Një grup i besimtarëve nga Kosova ishte paraparë të nisej sot për në Haxh, por kjo u pamundësua shkaku i një defekti që pati aeroplani me të cilin ata do të fluturonin.

/GazetaSinjali/