Vajza e Bruce Lee, Shannon Lee, e cila drejton Bruce Lee Enterprises, pretendon se zinxhiri kinez i Fast Food – “Real Kungfu” ka përdorur imazhin e babait të saj në logon e tij pa leje, raportoi BBC.
Vajza e Bruce Lee, Shannon Lee ka paditur një zinxhir popullor kinez te Fast Food – “Real Kungfu” për përdorimin e imazhit të artistit të arteve marcialeve, Bruce Lee në logon e tij.
Në padi, Shannon ka kërkuar që Fast Food – “Real Kungfu” të ndalojë përdorimin e imazhit të babait të saj, të sqarojë se nuk ka lidhje me Bruce Lee për 90 ditë rresht dhe të paguajë 210 milionë juanë dëmshpërblim (30 milionë dollarë).
Në një deklaratë, restoranti në fjalë tha se autoritetet lokale miratuan përdorimin e logos.
Logoja e “Real Kungfu” është ajo për të cilën kompania kishte aplikuar dhe e kishte marrë pas një kontrolli rigoroz nga agjencia kombëtare e markave tregtare, ne e kemi përdorur tashmë këtë për 15 vjet.
“Jemi të habitur që pas kaq shumë vitesh tani jemi duke u paditur dhe aktualisht jemi duke studiuar me energji çështjen dhe po përgatisim përgjigjen tonë”, tha kompania në një deklaratë të postuar në platformën Weibo të Kinës.
Kohët e fundit, Shannon foli gjithashtu kundër portretizimit të Lee në filmin “Once Upon a Time in Hollywood” të Quentin Tarantino, duke thënë se filmi kishte bërë një “tallje” me babain e saj.