Pas një debati të ashpër mes Antonelës dhe Big Mamas, kjo e fundit ka vendosur ta lërë shtëpinë e Big Brother, shkruan Sinjali.
Debati filloi pasi Antonela i tha Bigut se ajo e ka sharë në gjuhën serbe. Më pas Big Mama u quajti ate “të pamoralshme, e kotë, njeri i ulët, shtatëftyrshe”.
Menjëherë pas debatit, Big Mama u çua në këmbë dhe i tha Arbanës që do ta lërë shtëpinë.
Arbana i tha Big Mamës që nëse ajo është e vendosur të dalë nga shtëpia, atëherë ky vendim do të respektohet.
Dalja e Big Mamës i mërziti banorët, ndërsa Antonela filloi të qajë.