Dy persona kanë humbur jetën sot, rreth orës 14:00 dhe 14:10 në rrugën “Mustafa Maçi” në Tiranë.
Personi i parë me inicialet L.K., 65-vjeç, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas kurohej nga depresioni.
Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur 10 minuta më vonë, ku dyshohet se një person me iniciale V.K. 77-vjeç aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë.