image Bie numri i vizitave të shtetasve të Kosovës në Shqipëri

Kosovë

Bie numri i vizitave të shtetasve të Kosovës në Shqipëri

news image

Njëra nga shtetet e cila shënon më së shumti hyrje të shtetasëve në Shqipëri është Kosova. Kështu bëhet e ditur përmes një raporti të publikuar nga INSTAT.

Ndërkohë, gjatë periudhës të vitit janar 2022 në muajt janar deri në prill, numri i shtetasëve të Kosovës që e kanë vizituar Shqipërinë ka rënë dukshëm në 13,6 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Gjatë muajit prill, derisa vendi ishte në kohë pandemie në Shqipëri janë regjistruar 136.022 hyrje të shtetasëve të Kosovës, ndërsa gjatë muajit prill të këtij viti janë regjistruar 107.436 hyrje.

“Gjatë katërmujorit të parë 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 6 herë, ndërsa Kosova ka pasur rënien më të ndjeshme me 13,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021”, thuhet në raport.

Ndërsa, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar thuhet se janë rritur.

“Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Prill 2022, janë 832.920. Krahasuar me Prill 2021, ky tregues rezulton me një rritje 78,6 %. Në Prill 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 402.051. Krahasuar me Prill 2021, ky numër është rritur me 66,8 %”.

Sa i përket daljeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit prill 2022, thuhet se janë 834.528 duke shënuar një rritje me 85,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Prill 2022 janë 449.294. Krahasuar me Prill 2021, ky numër është rritur me 2 herë. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Prill 2022, janë 385.234. Krahasuar me Prill 2021, ky numër është rritur me 75,5 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë katër muajve të parë të 2022, është 1.502.984 duke u rritur 52,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”. 

/GazetaSinjali/