image Bie numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri për 24 orë

Shqipëri

Bie numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri për 24 orë

news image

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri përmes konferencës për media, ka njoftuar për rastet e reja me koronavirus.

Nga 431 testime që janë kryer, kanë rezultuar 55 raste të reja, duke shënuar kështu një ulje të ndjeshme të nurmave që prej ditësh ishin tepër të lartë. 109 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 9 prej tyrenë terapi intensive dhe një i intubuar.

Ndërkaq, 3 pacientë me COVID-19 kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Spitalin Infektiv. Një 52 vjeçar nga Tirana, një 57 vjeçar nga Kukësi dhe një 59 vjeçar nga Korça, nuk e kanë fituar dot betejën me COVID-19, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor./ Gazeta Sinjali/