image Bie numri i rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

Bie numri i rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri

news image

Në 24 orët e fundit është shënuar një rënie e lehtë e numrit të viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Dy persona kanë humbur jetën dhe janë regjistruar 108 raste të reja. Ndërkohë, janë shëruar 88 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, gjithsej 13 mijë e 153 persona janë infektuar me këtë virus, 7 mijë e 397 prej tyre janë shëruar, kurse 375 kanë vdekur, transmeton Gazeta Sinjali.

Raste aktive janë edhe 5 mijë e 381.

Aktualisht, në spitalet COVID po trajtohen 178 pacientë. Një ditë më parë u shënuan 3 viktima dhe 124 raste të reja. /Gazeta Sinjali/