image Bie numri i ndërmarrjeve të regjistruara në Kosovë

Biznes

Bie numri i ndërmarrjeve të regjistruara në Kosovë

news image

Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, për tremujorin e tretë të këtij viti krahasuar atë me tre mujorin e vitit të kaluar ka rënie për 4.4  për qind të ndërmarrjeve të regjistruara, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq në krahasim me tre mujorin e kaluar të këtij viti ka rënie për 11.8 për qind të ndërmarrjeve të regjistruara.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 625 ndërmarrje të regjistruara (25.21%); Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 295 ndërmarrje të regjistruara (11.9%); Prodhim me 249 ndërmarrje të regjistruara (10.04%);

Aktivitete të shërbimeve të tjera me 222 ndërmarrje të regjistruara (8.96%); Ndërtimtari me 206 ndërmarrje të regjistruara (8.31%), etj.

Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar ishin gjithsej 2 401 ndërmarrje të regjistruara, në këtë tremujor (96.8%); me 5 deri 9 të punësuar ishin 53 sosh (2.1%); me 10 deri në 19 të punësuar ishin 20 ndërmarrje të regjistruara (0.8%); me 20 deri 249 të punësuar ishin 3 ndërmarrje të regjistruara (0.1%); ndërsa, në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar, ishin dy (2) ndërmarrje të regjistruara”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Komuna e Prishtinës mbizotëron në çdo tre mujor sa i përket ndërmarrjeve të regjistruara, më pas vjen Prizreni, Ferizaj, Fushë Kosova, Peja, Gjilani dhe Gjakova.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron komuna e Prishtinës me 759 ndërmarrje të regjistruara (30.6%); Prizreni me 190 ndërmarrje të regjistruara (7.6%); Ferizaj me 188 ndërmarrje të regjistruara (7.5%); Fushë Kosova me 140 ndërmarrje të regjistruara (5.6%); Peja 134 ndërmarrje të regjistruara (5.4%); Gjilani me 124 ndërmarrje të regjistruara (5%); Gjakova me 114 ndërmarrje të regjistruara (4.6%); ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor”, thuhet më tutje në njoftim. /GazetaSinjali/