image Bie në prangat e Policisë së Kosovës shqiptari i kërkuar nga Interpoli, u kap në një autobus në Fushë Kosovë

Siguri

Bie në prangat e Policisë së Kosovës shqiptari i kërkuar nga Interpoli, u kap në një autobus në Fushë Kosovë

news image

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë një person të kërkuar nga Interpoli, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se personi që ra në prangat e Policisë është Enea Mançe, shtetas i Shqipërisë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mançe, 28-vjeçar u kap nga Policia në një autobus qe u ndalua për kontroll, në fshatin Sllatinë e Madhe, në Fushë Kosovë.

Pas verifikimit të të njëjtit, rezultoi se është person i kërkuar, çka bëri që Njësia e Kontrollit të kërkonte asistencë për shoqërimin e të dyshuarit në stacion policor.

/GazetaSinjali/