image Bie në prangat e Policisë i kërkuari për 14 vepra penale

Siguri

Bie në prangat e Policisë i kërkuari për 14 vepra penale

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar në Leposaviq, të kërkuarin me inicialet B.G., 44-vjeçar, nga Atmaxha – Prizren.

Sipas Policisë, gjatë verifikimit të detajuar, i njëjti ka rezultuar me 14 urdhërarreste nga Gjykata Themelore në Prizren.

Nga 14 urdhëresa për vepra të ndryshme, 12 nga ato ishin për vepra penale vjedhje të rënda dhe njëra nga ato vjedhje grabitqare, për të cilën kërkohej për vuatje të dënimit me kohëzgjatje prej 2 vjet“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personi i kërkuar pasi është arrestuar nga policia, është dërguar para Gjykatës Themelore në Prizren për procedura të mëtejme.

/GazetaSinjali/