image Bie në prangat e Policisë i dyshuari për therjen e tre të rinjve në Podujevë, sekuestrohet thika që u përdor në sulm - Sinjali

Bie në prangat e Policisë i dyshuari për therjen e tre të rinjve në Podujevë, sekuestrohet thika që u përdor në sulm

news image

Burimet e Gazetës Sinjali nga prokuroria kanë konfirmuar se i dyshuari për therjen me thikë të tre personave, në fshatin Ballovc të Podujevës, tashmë është në duart e Policisë dhe së shpejti do t’iu nënshtrohet procedurave ligjore.

Sinjali mëson se ai u kap në shtëpinë e tij, ku kishte fshehur edhe thikën që e kishte përdorur në përleshjen që rezultoi me lëndimin e tre personave.

Burimet thonë se personi i arrestuar dyshohet për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe “Lëndim të rëndë trupor”, për çka pas intervistimit të tij dhe ekzaminimit mjekësor, prokurori i shtetit do të nxjerrë aktvendim për dërgimin e tij në mbajtje.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për detajet tjera.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin