image Bie në pranga të Policisë pas më shumë se një muaji, i dyshuari për tentim vrasjen në Prishtinë

Siguri

Bie në pranga të Policisë pas më shumë se një muaji, i dyshuari për tentim vrasjen në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të kërkuarin
me inicialet B.Sh., i cili dyshohet për tentim vrasje, në rastin që ka ndodhur më 19.04.2022, në rrugën “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë.

Siç bën të ditur Policia, përveç se është arrestuar, te B.Sh., te i dyshuari kanë gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe një armë zjarri.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

/GazetaSinjali/