image Bie në pranga të Policisë edhe i dyshuari i pestë për grabitjen në pompën e derivateve në Pejë

Siguri

Bie në pranga të Policisë edhe i dyshuari i pestë për grabitjen në pompën e derivateve në Pejë

news image

Është arrestuar edhe i dyshuari i pestë për rastin e grabitjes në një pompë derivatesh në Pejë.

Gazeta Sinjali gjatë ditës së djeshme ka raportuar për arrestimin e katër personave të dyshuar, për një grabitje prej tre mijë eurove në një lokal në Pejë.

Rasti kishte ndodhur më 1 mars, në rrugën “Beteja e Loxhës” në Pejë rreth orës 22:20.

Si ndodhi grabitja?

Siç njofton Policia të dyshuarit kanë qenë të maskuar dhe kanë hyrë në zyrën e lokalit, ku nën kërcënimin e thikës ia kanë grabitur viktimës rreth 3 mijë euro.

Pasi kanë dalë, atyre iu janë bashkuar edhe dy persona tjerë të maskuar dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Pas një jave, Policia ka arritur t’i identifikojë dhe arrestojë katër të dyshuarit, dy prej të cilëve janë të mitur, kurse tani ka njoftuar për arrestimin edhe të personit të pestë.

Pas konsultimit me prokurorin kompetent, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të tij ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa ndaj dy personave të mitur është caktuar masa e ndalimit prej 24 orësh.

/GazetaSinjali/