image Bie në pranga të Policisë “Bukla” i Prizrenit, i njohur për mashtrim me vetura

Siguri

Bie në pranga të Policisë “Bukla” i Prizrenit, i njohur për mashtrim me vetura

news image

Afrim Kryeziu, i njohur me nofkën “Bukla” ka rënë në prangat e Policisë pasi kërkohej në bazë të urdhër arresteve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se 34-vjeçari njihet për mashtrim, duke ua marrë veturat personave të ndryshëm dhe të njëjtat i dërgon në “varrezat” e automjeteve.

Sipas burimeve të Sinjalit, ‘Bukla’ u arrestua nga një njësi policore e Stacionit Policor në Malishevë, pasi i njëjti dyshohet se është i përfshirë edhe në një rast që po hetohet nga ky stacion.

Pas përfundimit të rastit, i dyshuari është dërguar në Stacionin Policor të Prizrenit dhe më pas në bazë të urdhër arrestit është transferuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, për ta vuajtur dënimin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/