Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur të dielën e 15 majit në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ku dy persona të panjohur kishin sulmuar fizikisht një të ri, të cilin e kishin therur tri herë me thikë, duke e lënë të plagosur rëndë, raporton Gazeta Sinjali.
Të dyshuarit kishin arritur që të arratisen nga vendi i ngjarjes, duke e bërë të pamundur që të identifikohen. Por pas veprimeve hetimore, Policia ka arritur që të identifikojë dhe të arrestojë njërin nga të dyshuarit.
V.K 20-vjeçar u arrestua gjatë ditës së djeshme dhe më pas u shoqërua në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Vrasje në tentativë’.
Ndërkohë po vazhdojnë ende kërkimet për personin e dytë të dyshuar.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.