Një nga diskutimet kryesore në shtëpinë e “BBVIP” ditët e fundit, sidomos prej mbrëmjes së djeshme, ka qenë ideja e Luizit për të dalë nga reality show, në rast se partnerja e tij, Kiara, do të eleminohet në spektaklin e ardhshëm të së shtunës.
Edhe pse këngëtari është dukur i bindur në vendimin e tij dhe e ka përsëritur vendimin e tij disa herë, duket se sot ka qenë vetë partnerja e tij që i ka ndryshuar mendjen, pas një bisede të gjatë që kanë pasur.
Kështu, Kiara fillimisht i ka kërkuar Luizit që të qëndrojë nëse ajo eleminohet të shtunën, gjë e cila me gjasë sipas saj do të ndodhë, ndërsa këngëtari është shprehur i shqetësuar se fushata që po bën për ta mbajtur partneren në shtëpi, mund të kthehet në fushatë urrejtje kundër saj.