Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve, të cilat do të jenë në fuqi nga data 2 prill deri në mbledhjen e ardhshme të këtij bordi.
Çmimi i naftës është vendosur në 226 lekë për litër, duke pësuar një ulje prej 5 lekësh krahasuar me çmimin e fundit që ishte 231 lekë për litër. Ndërkohë, çmimi i benzinës do të jetë 208 lekë, një ulje prej 4 lekësh, ndërsa çmimi i gazit do të jetë 114 lekë.
Njoftimi i plotë:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 226 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 214 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 208 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 196 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 114 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 102 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
????Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 2 prill 2022 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
????Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
????Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.