Një stuhi breshëri ka “pushtuar” natën e kaluar qytetin e Shkodrës në Shqipëri.
Sipas parashikimit të motit të dy ditëve më parë, pritej që disa qytete të kishin reshje shiu.
Sikurse shihet edhe nga pamjet breshëri i rënë vijon të jetë ende prezent në rrugë, ka zbardhur Shkodrën sikur të kishte rënë borë, raporton tch.
Nuk dihet nëse ka shkaktuar dëme në të mbjellat e qytetarëve, por shihet që anës rrugës trashësia e breshëri është disa centimetra.